Pese taksite ajrore te cilat jane gati te kryejne fluturimet e para
Kompanitë e teknologjisë po konkurrojnë për të zhvilluar taksitë e para fluturuese pa pilot që të transportojnë pasagjerë.
Airbus Vahana
Muajin e kaluar Airbus publikoi një video të testit të parë të suksesshëm të uljes dhe ngritjes elektrike vertikale të dronit të pavarur. Megjithëse fluturoi në ajër vetëm për 53 sekonda, fakti që tetë helikat e saj ishin mundësuar plotësisht nga energjia elektrike, ishte një pikë referimi për prodhuesit e avionëve me gaz. Qëllimi është që teknologjia mund të përdoret për udhëtimet ajrore në qytete të mbingarkuara.
Ehang 184
Prodhuesi kinez i dronit Ehang është shumë më i avancuar se Airbus. Në shkurt, fluturoi 40 gazetarë dhe personalitete lokale në udhëtime deri në 15 km në Guangzhou, Kinën jugore, duke arritur shpejtësinë maksimale prej 80 km / h. Për të fluturuar, udhëtarët thjesht shënojnë destinacionin e tyre në një hartë dhe droni krijon dhe ekzekuton një plan fluturimi.
Volocopter
Është një kompani gjermane që ndodhet pas kësaj taksie ajrore me 18 helika , e cila mund të mbajë deri në dy persona. Modeli i tyre i fundit, 2X, është i aftë për 30 minuta fluturim por projektuesit synojnë një orë të plotë, e cila ata mendojnë se do të jetë e mjaftueshme për të pershkuar shumicën e qyteteve kryesore.
Uber Elevate
Uber po zhvillon disa koncepte të taksive ajrore. Nëntorin e kaluar, firma e taksive nënshkroi një marrëveshje me NASA –n për të zhvilluar avionë elektrikë , një kërkesë kjo e cila do të bëjë të mundur testimin në Los Angeles në vitin 2020, me qëllim për te pasur një shërbim plotesisht të funksionueshëm për lojerat Olimpike të qytetit në vitin 2028.
Lilium
Në prill të vitit 2017 u demostrua ngritja dhe ulja vertikale e fluturimit të parë pa pilot i prototipit dy-vendësh VTOL. Mundësuar nga 36 motorë elektrikë në vend të helikave, ky model mund të arrinte shpejtësi deri ne 185mph. Kompania Lilium pretendon se udhëtimi prej 19 milje nga aeroporti JFK i Nju Jorkut në Manhattan do të duhej pesë minuta në taksi ajrore, krahasuar me 55 minuta me makinë. Gjithashtu pagesa do të ishte rreth 50% më pak.